Lajme

Presidenti Thaçi sot u adresohet qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 06:50 | 29 June 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot u adresohet qyterarëve të vendit në orën 20:00.

Pas propozim-aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i pari i vendit e ndërpreu udhëtimin për në SHBA ku pritej të merrte pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Ai posa ateroi në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë njoftoi se do të ketë një adresim publik nga zyra e tij.

-Advertisement-

“Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara”, kishte shkruar ai në Facebook

Propozim-aktakuza për Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli ndryshoi gjithçka. Pasi i pari i vendit ndërpreu udhëtimin në SHBA dhe anuloi pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga SHBA-të mes Kosovës dhe Serbisë, të njëjtën gjë e bëri edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Në ndërkohë nikoqiri i këtij takimi Emisari Special i presidentit amerikan për dialogun ambasadori Richard Grenell njoftoi se ky takim i paraparë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë do të ricaktohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera