Sport

Flet kapiteni i Prishtinës para sfidës me Drenicën

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 01 June 2020

Prishtina dhe Drenica takohen në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Para këtij dueli kapiteni i skuadrës së Prishtinës, Armend Thaqi ka folur për faqen zyrtare të klubit bardhekaltër.

“Po fillojmë sërish pas një pauze jo të dëshiruar nga të gjithë ne futbollistët, mirëpo u përballëm me pandemi globale duke shpresuar se tani më e kemi tejkaluar. I kthehemi ndeshjes së parë kundër një kundërshtari të vështirë siç është Drenica. Tradicionalisht vuajmë kundër Drenicës, sepse kanë ekip të mirë dhe lojë të rrjedhshme tani e disa vite rresht. Mirëpo, ne nuk kemi rrugë tjetër, të hyjmë në ndeshje për ta mposhtur lojën e tyre dhe të arrijmë rezultat sa më pozitiv për ndeshjen e kthimit. Të gjithë e din synimin tonë që të arrijmë finalen me çka besoj se do t’i afroheshim shumë garave ndërkombëtare, pra nëse vije puna edhe nëpërmjet Kupës”, ka thënë kapiteni, Armend Thaqi.

-Advertisement-

Takimin mes Prishtinës dhe Drenicës zhvillohet të martën në ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera