Lajme

Trump përfundon në bunker (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 01 June 2020

Agjentët e Shërbimit Sekret e kanë dërguar presidentin amerikan Donald Trump në bunker gjatë të premtes mbrëma, në momentin kur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë u mblodhën protestues që hidhnin gurë dhe tentonin të largonin barrikadat, shkruanCNN.

Sipas një Republikani, pjesëtarët e Shërbimit Sekret e kanë dërguar Trumpin në bunkerin nëntokësor në momentin që u mblodh turma.

Mediat amerikane raportojnë se të premten mbrëma në bunker Trump i kaloi afro një orë. Ky bunker i veçantë nën Shtëpi të Bardhë është ndërtuar në mënyrë që presidentit dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit të strehohen, në rast të ndonjë sulmi terrorist apo të ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme.

-Advertisement-

Në anën tjetër zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë nuk kanë dashur të komentojnë këto pretendime.

Shërbimi Sekret gjithashtu ka njoftuar se nuk flet për metodat e saj për operacione të sigurisë.

Megjithatë nuk dihet nëse në bunker është futur edhe bashkëshortja e Trump, Melania dhe djali i tyre 14-vjeç, Baron.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera