Zaimi ia kthen Abrashit: Kufiri me Shqipërinë mund të hapet sot, LDK s’mund të na jep ligjërata patriotizmi
Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 31 May 2020
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, iu ka kundërpërgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashit, rreth hapjes së kufirit me Shqipërinë.
Abrashi në rrjetin social Facebook deklaroi se është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë kur kjo e fundit ka vendosur që kufirin me Kosovën do e hapë nesër (1 qershor), njofton Klan Kosova
Mes tjerash Abrashi tha se çuditërisht avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqipërinë dhe janë afruar me fqinjët tjerë.
“Meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej të hënës (neser), është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë. Për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste. Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqiperinë, e janë afru me fqinjët tjerë!” shkroi Abrashi.
Klan Kosova ka kontaktuar me Arbër Zaimin, i cili deklaroi se LDK s’mund të ju jap ligjërata patriotizmi.
Zaimi tregoi se sot pritet që Ministria e Shëndetësisë të jap një vendim për shfuqizimin e ndalimit të udhëtimeve për në Shqipëri.
“Sot pritet të procedohet nga Ministria e Shëndetësisë një vendim për shfuqizimin e disa kufizimeve, midis tyre dhe ajo për udhëtimet në Shqipëri”.
“Deklaratën e Arban Abrashit nuk e kam parë, dhe uroj të mos jetë shprehur kështu. Vendimet për vendosjen e masave kufizuese apo për lehtësimin dhe heqjen e tyre, nuk janë politike por janë te udhëhequra nga parimet e shkencës mjekësore dhe epidemiologeve të IKShPK-së” deklaroi Zaimi.
Zaimi deklaroi se kufijtë mes Kosovës e Shqipërisë do të hapen por personat që bëjnë deklarata të tilla e kanë hallin se si ta mbulojnë reciprocitetin ekonomik e tregtar të vendosur me Serbinë.
“Fatmirësisht kufijtë mes Kosovës e Shqipërisë do të hapen, por fatkeqësisht ata që bëjnë deklarata të tilla e kanë hallin se si të mbulojnë reciprocitetin ekonomik e tregtar të vendosur në raport me Serbinë”.
“Nuk mund të japin ligjerata patriotizmi subjektet të cilët e rrëzuan Qeverinë veç për shkak se nuk pranoi asnjëherë ta hiqte taksen para se të vendoste reciprocitetin me Serbinë”, deklaroi Zaimi për klankosova.tv
Të tjera
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...
-
Programi me MCC’në, Kurti: Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me ka...
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...
-
Njësiti FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga INTERPOL’i
Policia ka njoftuar se njësiti Fast Kosova ka arrestuar një person të kërkuar...
-
Dallavere e dyshime për korrupsion, OSHP bombardohet me ankesa për tenderin 35 milionësh të Liburn Aliut për rrugën Prizren – Tetovë
Dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore dyshohet të kenë...
-
Gjobë 800 euro ndaj shoferit në Ferizaj, voziti në zonë urbane 127 klm/h
Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën “Driton Islami” ka ndaluar shoferin E.M...
-
Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”. ...
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...