10 analizat shëndetësore që çdo burrë mbi 40 vjeç duhet të kryejë sa më parë
Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 29 May 2020
Kontrollet shëndetësore janë të rëndësishme për mbrojtjen e organizmit dhe parandalimin e sëmundjeve. Pas të dyzetave ato bëhen një domosdoshmëri sidomos për faktin se pas kësaj moshe trupi bëhet një shënjestër më e lehtë e sëmundjeve. Në këtë artikull do të mësoni për 10 analizat shëndetësore të rëndësishme që çdo burrë mbi 40 vjeç duhet të kryejë menjëherë.
Tensioni I Gjakut
Pas të dyzetave dhe në veçanti pas moshës 45 vjeçare, burrat preken më shumë nga tensioni i lartë i gjakut. Ky kontroll duhet të bëhet minimalisht te mjeku një herë në vit, ndërsa matja e tensionit shumë shpesh.
Niveli I Kolesterolit
Niveli i lartë i kolesterolit rrit rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë. Rritja e këtij niveli nuk shoqërohet me simptoma, ndaj rekomandohet që analizat të bëhen rregullisht. Këshillohet që analizat duhet të jenë më të shpeshta, sidomos nëse jeni të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Niveli I Sheqerit Në Gjak
Analizat e sheqerit në gjak duhen kryer çdo vit ose çdo tre vjet në varësi të faktorëve të rrezikut. Sipas të dhënave, këtu përfshihet historiku i familjes, mbipesha, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë, duhanpirja e të tjerë.
Dendësia Kockore
Osteoporoza është një problem shëndetësor që meshkujt kanë tendencën ta anashkalojnë. Burrat janë dy herë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nëse pësojnë fraktura si pasojë e dobësimit të kockave. Pas të dyzetave, ky kontroll duhet të jetë i herëpashershëm.
Kontrolli I Dhëmbëve
Çdo vit, një burrë mbi të dyzetat duhet të kryejë një kontroll të gojës. Statistikat tregojnë se burrat e injorojnë ndjeshëm vizitën tek dentisti jo vetëm prej ankthit që ajo ju shkakton por edhe për shkak të përkujdesjes së pakët.
Kontrolli I Syve
Shëndeti i syve përkeqësohet me kalimin e moshës, sidomos pas të dyzetave. Njerëzit që përballen me faktorë të lartë rreziku nga mosha 40-54 vjeç duhet të ekzaminohen çdo dy deri në katër vjet. Ata që mbajnë syze apo lente duhet të bëjnë një kontroll të syve çdo vit.
EKG-ja
Kjo pajisje ndihmon në identifikimin e problemeve me zemrën, rrahjet e saj, tensionin e gjakut e të tjerë. EKG-ja duhet bërë çdo dy deri në pesë vjet në varësi të historikut mjekësor apo shëndetit.
Kanceri I Lëkurës
Burrat, veçanërisht ata me lëkurë me ngjyrë të çelët dhe ata që punojnë në ambiente të jashtme janë më të rrezikuar nga kanceri i lëkurës. Një mjek specialist mund të kryejë kontrollin e lëkurës. Ky kontroll duhet të kryhet një herë në vit.
Kanceri I Prostatës
Kanceri i prostatës është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të parakohshme të burrave. Kontrolli shëndetësor i rregullt ju ndihmon të parandaloni sëmundjen dhe të shmangni vdekjen e parakohshme.
Kanceri I Zorrës Së Trashë
Kjo sëmundje prek si burrat ashtu edhe gratë. Kontrolli shëndetësor për këtë sëmundje mund të nisë që pas të dyzetave dhe deri tek të pesëdhjetat. Në këtë kontroll përfshihet edhe kolonoskopia.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
​Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...