Kufiri me Shqipërinë s’mund të hapet para qershorit, sipas institucioneve të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 19 May 2020
Kufiri mes Kosovës e Shqipërisë mund të jetë i pari që do të hapet në kuadër të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.
Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në muajin maj vendi i tij do të hapë kufijtë për kosovarët dhe vendimi do të merret brenda pak ditësh.
Por, institucionet e Kosovës ende nuk kanë bërë të ditur se kur do të mund të hapen kufijtë tokësorë dhe aeroportet. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë thënë se për gjithçka ata u referohen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton KTV.
Përmes telefonit, Shpend Nuhiu, shef i kabinetit të ministrit të Brendshëm, ka thënë se ndonëse kanë bashkëpunim të mirë me të gjitha shtetet fqinje, nuk mund t’i komentojnë deklaratat e Ramës.
Kurse, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë detaje për bashkëpunimin që janë duke e pasur me ndonjë prej vendeve shtete, vetëm se janë në pritje të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për secilin veprim.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk ka njoftim zyrtar se kur do të hapen kufijtë, apo kur do të rifillojnë fluturimet e rregullta ajrore për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas. Meqë ende jemi në kohë pandemie, me masa kufizuese të lëvizjes sikur shumica e vendeve të botës, atëherë për veprime të mëtutjeshme në këtë aspekt duhet të presim rekomandimet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë”, kanë thënë nga MPJ-ja.
Në lidhje me hapjen e kufijve, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk kanë kthyer përgjigje.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka treguar se fluturimi i parë Kosovë-Itali, pas disa muajve izolimi do të realizohet më 21 maj.
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë duke pritur rekomandimet e IKSHPK-së për rifillimin e funksionimit të të gjitha linjave ajrore, por që kjo pritet të ndodhë pas 2 qershorit, kur pritet të nisë zbatimi i fazës së fundit të lehtësimit të masave.
Të tjera
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...