Për më pak se një muaj, nga Serbia u importuan mallra në vlerë 12.4 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus
07:21 | 04 May 2020
Për më pak se një muaj që nga heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit për produktet me origjinë nga Serbia, janë importuar mallra në vlerë prej 12.4 milionë eurosh.
Megjithatë, kjo ka ndikuar pozitivisht në mbushjen e arkës së shtetit. Sipas një raporti të Doganës së Kosovës, nga 1 deri më 26 prill janë grumbulluar mbi 1 milion euro taksa.
Në raportin përmbledhës për zbatimin e masave të reciprocitetit për këtë periudhë tregohet se Kosova ka eksportuar mallra në vlerë prej 0.7 milion euro. Mallrat me vlerën më të lartë të eksportuar në Serbi janë mallra të tjera, manaferra të buta dhe linjit.
Ndërkohë, nga Serbia gjatë periudhës raportuese janë importuar mallra në vlerë prej 12.4 milionë eurosh, prej të cilave 3.5 milionë janë lëndë e parë, raporton KOHA.
Nga Serbia, Kosova ka importuar grurë, misër për farë, miell prej gruri të zakonshëm, ushqime për kafshë, preparate jorefrakatare sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane, spango lidhëse apo ambalazhuese, kontejnerë prej alumini me kapacitet më pak se 50 litra, pllaka, fleta, filma prej plastike, celularë, kuti dhe artikuj të ngjashëm të plastikës, paleta të tjera prej druri si dhe tuba me skesion katror ose trekëndësh.
Dogana ka bërë të ditur se fillimisht ka bërë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme në sistemin ASYCUDA World dhe po ashtu në Tarifën e Integruar të Kosovës (TARIK), si dhe duke marrë në konsideratë pikat 1.1 dhe 1.2 të vendimit të Qeverisë të cilat ndërlidhen me dokumentet dhe certifikatat fitosanitare dhe atyre veterinare, kompetencë e AUV-it, gjatë zbatimit të vendimit të lartcekur i ka kushtuar rëndësi të veçantë kontrollit të dokumentacionit doganor që përcjellin mallrat me qëllim të sigurimit që emërtimet e përdorura të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

T� tjera
-
Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folu...
-
Pas mbi 4 milionë eurove importe të rrymës direkt nga Serbia, Kurti vendos ta ndalojë tregtimin me kompanitë serbe
Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën vendimin për ndalimin e tregtimit të e...
-
Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj, ja sa u rritën të hyrat
Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 1.7 miliard euro gjatë 10 muajve të parë të ...
-
Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste në “Forumin e zgjerimit”
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këng...
-
Aksidenti në tunelin e Murrizit, kjo është mjekja që humbi jetën
Doktoresha Maltina Ferati nga Tetova, është një nga viktimat e aksidentit të ...
-
Qeveria miraton vendimin, ndërpritet tregtimi i rrymës me kompanitë nga Serbia
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin, për ndalimin e tregtimit të ...
-
Tahiri kërkon reagimin zyrtar të BE-së ndaj këngës nacionaliste serbe: Kosova të intensifikojë diplomacinë me SHBA-në
Tahiri kërkon reagimin zyrtar të BE-së ndaj këngës nacionaliste serbe: Kosova...
-
Kurti: Do ta ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë sot tri ven...
-
Një grua dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit në Polici
Një grua ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi dy...
-
Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me interp...
-
Qeveria e Kosovës mblidhet sot
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është paraparë t...
-
Tahiri për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas interpretimit të një kënge...
































