Lajme

8-shi i PDK-së: Gjilani meriton më shumë dhe do t’i ketë projektet që i janë mohuar për vite me radhë

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 02 June 2026

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arben Mustafa, i cili garon me numrin 8 në zgjedhjet e 7 qershorit, ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për mbështetjen që po i japin atij dhe PDK-së gjatë fushatës zgjedhore.

Mustafa ka vlerësuar se Gjilani ka dëshmuar gjithmonë dinjitet dhe qëndresë përballë premtimeve të pambajtura, duke shtuar se qytetarët e këtij qyteti meritojnë zhvillim dhe investime konkrete.

“Pafundësisht krenar me njerëzit e këtij qyteti që asnjëherë nuk e duruan nëpërkëmbjen. Shumë premtime u dhanë e asgjë nuk u bë”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Sipas Mustafës, Gjilani ka nevojë për projekte madhore infrastrukturore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Gjilani duhet ta ketë autostradën. Duhet ta ketë stadiumin. Dhe do t’i ketë të dyjat. Do të jetë i zhvilluar dhe i përparuar. Qeverisja e PDK-së është garancë për këtë”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka shtuar se angazhimet e PDK-së për Gjilanin nuk janë vetëm premtime elektorale, por zotime që do të shndërrohen në projekte konkrete.

“Ky nuk është veç premtim e zotim. Është betim”, është shprehur kandidati i PDK-së.

Në fund, Mustafa ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për mbështetjen, duke e cilësuar qytetin si zemrën e Anamoravës dhe duke kërkuar përkrahje për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy