Shëndetësi

6 ide perfekte për ju që doni të lini duhanin!

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 14 February 2022

Jeni në kohën kur doni të lini duhanin, por nuk keni vullnetin e duhur? Janë disa produkte ushqimore që mund tiu ndihmojnë të lini duhanin dhe të largoni nikotinën nga përditshmëria juaj.

Porkokalli

Portokalli është i pasur me vitaminë C, që rrit numrin e qelizave të bardha të gjakut. Kjo ndihmon trupin të luftojë toksinat që vijnë nga duhani. Epo jemi në sezon të portokalleve tani, shfrytëzojeni.

-Advertisement-

6 ide perfekte për ju që doni të lini duhanin!
Karrota

Karrota është e pasur me vitamina A, B dhe C. Këto ju ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj.

6 ide perfekte për ju që doni të lini duhanin!
Spinaqi

Sipas studimeve, duhanpirësit kanë nivel më të ulët të acidit folik, sesa ata që nuk pinë duhan. Ky acid është i rëndësishëm për ruajtjen e muskujve, nervave dhe trurit të shëndetshëm. Spinaqi e ka këtë acid, ndaj keni para produktin ideal për të lënë duhanin.

6 ide perfekte për ju që doni të lini duhanin!
Uji

Nikotina ju dehidraton, ndaj pini më shumë se 6 gota ujë në ditë për hidratuar trupin tuaj, si dhe për të “luftuar” dëmtimet e brendshme që shkakton nikotina.

6 ide perfekte për ju që doni të lini duhanin!
Qumësht

Nëse dëshironi të lini duhanin, në vend të cigares, merrni një gotë qumësht.

6 ide perfekte për ju që doni të lini duhanin!
Kanellë

Ndoshta do të duket e çuditshme, por merrni një shkop të vogël kanelle, shpesh thitheni për të marrë aromën e saj, ose thjesht herë pas here afrojeni te hunda për të ndjerë aromën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera