Ekonomi

6 gjëra që duhet t’i mbani gjithnjë në tryezën e punës

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 18 October 2018
  • Tryeza juaj e punës është hapësira ku kryeni gjithë detyrat tuaja
  • Tryeza duhet të jetë e organizuar, në mënyrë që të nxisë produktivitetin, në vend që të jetë e mbytur me gjëra që mund t’ju pengojnë apo shpërqendrojnë
  • Nuk ka rëndësi, nëse punoni në shtëpi apo në zyrë, më poshtë janë 6 gjëra që duhet t’i keni gjithmonë në tryezën e punës për të qenë të organizuar dhe për të rritur produktivitetin

1.Një karrige e mirë për zyrë

Qëndrimi gjithë ditën ulur në një karrige të parehatshme mund të shkaktojë dhimbje shpine dhe t’ju shpërqendrojë nga detyrat që duhet të përmbushni. Një karrige e mirë zyre ju ofron mbështetjen e duhur ndaj mesit, për të larguar stresin te muskujt e pasmë. Qëndrimi i keq mund t’ju shkaktojë dhimbje koke dhe lodhje të muskujve – një karrige e mirë zyrë është një investim i shkëlqyer!

-Advertisement-

 

2.Një axhendë pune

Google Calendar është një mjet për të shënuar ditë të rëndësishme, megjithatë mund të jetë e dobishme t’i shkruash edhe në letër afatet, takimet, telefonatat dhe gjëra të tjera që duhet të kryeni.
Një listë me gjëra që duhet të bëni në tryezën e punës është shumë e dobishme, duke iu kujtuar se ç’do t’ju ndodhë dhe duke eliminuar mundësinë e një gabimi në programim.

 

3.Një printer pa kabllo

Edhe pse në kohën e sotme, pjesa më e madhe e gjërave bëhen në rrjet, si blerjet, pagimi i taksave, plotësimi i formularëve etj., për disa të tjera është e nevojshme ende një printer.
Mospërdorimi i letrës është i mirë për mjedisin, por nëse do t’ju duhet të printoni një formular për t’ia dërguar një punëdhënësi apo nëse parapëlqeni të mbani shënime me një stilolaps, një printer pa kabllo është gjëja më e mirë. Një printer i tillë do të thotë edhe një kabllo më pak nëpër këmbë. Në treg ekzistojnë modele ekonomike dhe me cilësi të lartë.

 

4.Një skedar

Ndonjëherë ndodh që kemi të bëjmë me dokumente të rëndësishme, si për shembull fatura.
Për të shmangur humbjen e këtyre dokumenteve, merrni një skedar për të mbajtur në rregull dhe të organizuara dokumentet tuaja.

 

5.Një hard disk i jashtëm

Nëse për pjesën më të madhe prej jush, puna varet nga një kompjuter, është e rëndësishme të mbani një kopje të dokumenteve, në rast se hard disku juaj pëson ndonjë dëmtim.
Hard diskët e jashtëm janë mjaft ekonomikë. Ju mund të përdorni edhe Google Drive, Dropbox apo iCloud, por këshillohet një hard disk i jashtëm në rast se humbni aksesin ndaj account-eve tuaj apo në rast të mungesës së internetit.

 

6.Një karikues për telefonin

Në mënyrë që të mos mbeteni në mes të ditës pa bateri, është e këshillueshëm që në tryezën tuaj të punës të mbani gjithnjë një karikues USB për celularin.

 

*Jennifer Still
Burimi: Business Insider

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera