5 orët më të mira ushtarake dhe taktike për vitin 2017 (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 21 August 2017
Përderisa të gjithëve na pëlqejnë orët klasike, është mirë të konsideroni ta shtoni në koleksionin tuaj edhe një orë ushtarake falë pamjes fantastike, karakteristikave dhe qëndrueshmërisë fantastike që ka.
Ushtria duhet respektuar për misionin dhe rolin që ka për mbrojtjen e popullit, por gardëroba ushtarake gjithmonë ka ndikuar në trendet e shoqërisë me shekuj të tërë, transmeton Telegrafi.
Praktike, atletike dhe të qëndrueshme, orët ushtarake dhe taktike janë të ndërtuara asisoj që të mbijetojnë edhe në kushtet më të vështira.
Më poshtë e keni një listë me orët më të mira ushtarake dhe taktike për vitin 2017:
Suunto X-Lander
Ora ushtarake Suunto X-Lander posedon një altimetër të saktë, barometër të kompletuar dhe kompas preciz elektronik. Kjo orë ka një mbështjellës alumini me xham mineral, e gjithashtu edhe një mbështjellës të fortë metalik. Dizajni është klasik dhe i thjesht, gjë që e bën të përsosur për personat të cilët janë në kërkim të një ore të sigurt dhe minimale.
Bateria e cila lehtë zëvendësohet, datat e shumëfishta dhe funksionet e alarmit, si dhe treguesi i motit janë bonuse tjera për ata të cilët kërkojnë karakteristika interesante në orën e tyre.
Rripi prej gome është i qëndrueshëm dhe i përsosur, prandaj nuk keni pse të frikësoheni as në kushte të vështira atmosferike.
G-Shock GWG- 1000GB- 1A
Me funksionin e fuqishëm dhe pamjen aestetike, kjo orë është krijuar për të funksionuar n tokë, det dhe ajër. Përderisa është dizajnuar t’i ketë thuajse të gjitha elementet, ora mund të duket gjithçka përveç e thjjkeshtë.
Nëse jeni fans i brendit G-shock, atëherë keni parasysh se kompania e përshkruan këtë orë si tejet të qëndrueshme.
Timex Expedition Gallatin
Modeli klasik nga Timex, Expedition Gallatin, ka elemente të përziera, ngjyrë të zezë mat dhe material najloni. Një nga karakteristikat interesante të kësaj ore është “Indiglo Night-Light”, gjë që i bën aventurat e natës shumë më të lehta.
Ky model i reziston edhe ujit deri në 50 metra.
Luminox Recon Point Man 8820
Brendi zviceran Luminox e ka dizajnuar modelin Recon Point Man 8820 për t’iu adresuar nevojave të personelit ushtarak sa i përket orëve analoge. Interesantja e kësaj ore është se është dizajnuar në bashkëpunim me Andrew Micheli, ish- pjesëtar i NCO-së (Sigurisë Ushtarake Zvicerane).
Marathon Military Navigator Quartz
Ngjyra neutrale dhe dizajni minimalist e bëjnë këtë orë tejet tërheqëse. Ky model nga Marathon është ndërtuar për t’iu përshtatur specifikave strikte ushtarake dhe në fakt është dizajnuar për pilotë, parashutistë, etj. Vlen të ceket se kjo orë ka peshë super të lehtë.
Të tjera
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...
-
”Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit”
“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i K...
-
Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mi...
-
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin vrạsjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vra...
-
Pacolli: Ka dëshmi që kam biseduar me Radoiçiqin në sy të Kurtit dhe Osmanit
Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ...
-
Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqin
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Selmanaj thotë se Kusari-Lila është në gjendje të rëndë: Asnjë deklaratë nuk e ka të njejtë!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar bised...
-
Pacolli: Kam bërë gabim në votën për Qeverinë Kurti, Kosova ka ngecur në shumë fusha
Ish-presidenti Behgjeti Pacolli, duke reflektuar për punën e Qeverisë Kurti p...