Vendoset me sukses çipi i dytë në trurin e njeriut, Musk: Po funksionon shumë mirë
Autori: Gazeta inFokus
10:55 | 14 August 2024
Krijuesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka njoftuar se një person i dytë ka kryer me sukses një implant cerebral nga Neuralink.
Musk, i cili është dhe themeluesi i kompanisë Neuralink Corp, ka folur për këtë arritje të dytë gjatë një podkasti të organizuar nga shkencëtari i shkencave kompjuterike Lex Fridman. Noland Arbaugh, një tetraplegjik që nuk ka pasur lëvizje poshtë shpatullave për tetë vitet e fundit, do të përdor implantin Neuralink për të kontrolluar një krusor në ekranin e kompjuterit vetëm me mendjen e tij.
Neuralink ka thënë se ka rikuperuar aftësinë e implantit për të monitoruar sinjalet e trurit të Arbaugh duke bërë ndryshime që përfshinin modifikimin e algoritmit për të qenë më i ndjeshëm. Arbaugh ka përmirësuar rekordin e tij të mëparshëm për shpejtësinë me të cilën mund të kontrollojë një tregues vetëm me mendje, “me vetëm rreth 10 deri në 15% të elektrodoave që funksionojnë,” tha Musk në podcast.
“Unë nuk dua të jem i padurueshëm, por duket se implantimi i dytë ka shkuar jashtëzakonisht mirë,” tha Musk. “Ka shumë sinjale, shumë elektroda. Po funksionon shumë mirë.”
Musk i quajti hapat e ardhshëm për Neuralink “gjigantë” dhe parashikoi se në vitet në vijim, kompania do të rrisë ndjeshëm numrin e elektrodave dhe do të përmirësojë përpunimin e sinjaleve.
Neuralink mund të hyjë dhe të marrë elektrodë të vogla, shumë më të vogla se flokët e njeriut, dhe t’i fusë me precizion në korteks, në sipërfaqen e trurit në një thellësi shumë të saktë, në një pozicionim të saktë që shmang të gjitha enët e gjakut që mbulojnë sipërfaqen e trurit.
Pas përfundimit të punës së robotit, mjekët kthehen dhe vendosin implantin në atë vrimë në kafkë, e mbulojnë atë, e ngjitin në kafkë dhe qepin lëkurën përsëri. Kështu që e gjithë procedura zgjat disa orë. Musk tha se pret që Neuralink të ofrojë implante për tetë pacientë të tjerë këtë vit si pjesë e provave klinike.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































