Lifestyle

5 mënyra si të dukeni bukur në videochat!

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 10 April 2020

Pavarësisht nga puna apo kënaqësia, takimet virtuale po pëlqehen shumë. Dritare.net ka sjellë për ju disa këshilla si të dukeni sa më mirë gjatë një videokonference.

Pandemia globale ka izoluar pjesën më të madhe të botës. Në të gjithë botën, me dhjetëra-miliona punojnë nga shtëpia si pjesë e distancimit social. Të ulesh para një kamere me orë të tëra tani është normale, për dy takime biznesi apo ndarjen e jetës në karantine me njerëzit e tjerë.

Zoom dhe Skype janë kthyer në aplikacionet më të përdorshme këto ditë karantine. Dhe në shumë raste, gjatë intervistave, mbledhjeve të punës, disa duken mirë dhe të tjerë jo aq mirë.

-Advertisement-

Por pavarësisht se jemi në shtëpi, ne duhet t’u tregojmë kolegëve nga ekrani i laptopit apo telefonit fytyrën tonë që duket bukur dhe një dhomë apo shtëpi të rregullt apo sistemuar. Mos e merrni si një gjë koti, sepse nuk është, pasi ata njerëz që ju shohin nëpër ekrane do t’ju paragjykojnë nëse nuk dukeni mirë, apo nëse e keni shtëpinë rrëmujë.

Prandaj ne kemi sjellë disa këshilla që do t’ju bëjnë të dukeni sa më mirë në ekranin e laptopit, gjatë videove.

1- Ndriçimi dhe këndi janë gjërat kryesore për t’u dukur shkëlqyeshëm në një videotelefonatë!

5 mënyra si të dukeni bukur në videochat!

Vendosni kompjuterin tuaj para një dritareje dhe më e rëndësishmja, sigurohuni që drita po bie drejtpërdrejt në fytyrën tuaj. Ndriçimi i keq ju hedh hije të paqarta në fytyrë, duke ju bërë të ndiheni të lodhur, të sëmurë, madje dhe të mërzitur, e kundërta e këtij efekti edhe drita nga natyra.

Nëse e vendosni laptopin përballë dritës, kjo mund të shkaktojë një efekt të keq tek ekrani dhe t njerëzit e tjerë, për më tepër të vret sytë. Nëse nuk keni ndonjë dritare ku bie dielli në dhomë. Vendosni një dritë para laptopit dhe para fytyrës suaj, kjo funksionon gjithmonë, informon dritare.net

2- Shmangni kënde të ulëta!

Është një nga rregullat themelore te kamera: mbajeni kamerën në nivelin e syrit ose më të lartë. Vendosni poshtë laptopit disa sende që keni aty pranë, librat e gatimit, ose diçka tjetër, këto funksionojnë gjithmonë. Këndet bëjnë diferencën në dukjen tuaj.

3- Kujdesuni pak për lëkurën tuaj!

5 mënyra si të dukeni bukur në videochat!

Kamerat i bëjnë defektet të duken edhe më keq. Për shembull nëse keni një lëkurë të yndyrshme, ekrani do ta nxjerrë në pah shumë këtë defekt. Para se të dilni live në rrjete sociale, apo në mbledhjet e punës në Zoom dhe Skype thajeni pak fytyrën. Ekspertët rekomandojnë që të përdorni pak ton për fytyrën ose buzëkuq për buzët e plasaritura. Gjithashtu rekomandohet të aplikoni një krem hidratues në fytyrë përpara se të filloni takimin me video. Nëse jeni ulur para një dritareje, sigurohuni që të përdorni një krem kundra diellit. Ndërkohë, përdorni balsamin për buzët e çara dhe rregullisht lani fytyrën për të shmangur të metat, shkruan dritare.net

4- Paramendoje sesi do të dukesh!

Parapërgatitja është e rëndësishme. Ju nuk duhet të përdorni si pasqyrë kamerën e telefonit apo laptopit, me videon e hapur, për të rregulluar flokët, fytyrën apo të zgjidhni këndin dhe ndriçimin që nuk e bëtë më herët. Pavarësisht nëse është një videokonferencë apo live në televizion, shumë njerëz harrojnë se janë në kamera. Ju duhet të silleni sikur jeni takuar personalisht, sikur jeni në zyrë.5 mënyra si të dukeni bukur në videochat!

5- Zgjidhni sfondin e duhur!

Megjithëse shtëpitë tona nuk janë të duhurat për takime profesionale, ka vende të mira për të bërë një videotelefonatë. Zoom nuk është vendi ku ju të tregoni bibliotekën tuaj me librat dhe gazetat që keni në rafte, veçanërisht në një telefonatë pune. Megjithëse duket shumë bukur, ky sfond do ta largojë vëmendjen nga ju.

Ju duhet të zgjidhni një sfond të thjeshtë dhe të bardhë. Rrini larg ngjyrave shumë të ndezura, përndryshe do të dukeni sikur jeni në një festë në shtëpi dhe flisni për punë. Ose mos zgjidhni si sfond kuzhinën ku keni enët të grumbulluara, e të palara. Ju dëshironi të tregoni se po kujdeseni mirë për veten apo jo? Prandaj zgjidhni sfond të thjeshtë, me ngjyrë të bardhë.

Kur kombinoni të gjitha këto këshilla, ju e keni më të lehtë të mendoni për mënyrën sesi po e prezantoni veten te të tjerët. Është mjeshtëri, sidomos në rastet kur njerëzit shohin ndonjëherë përtej fytyrës suaj./Përshtati nga BBC për dritare.net: Kadrije Çako

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera