Sport

5 kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në xhiron e parë të eleminatoreve të UEFA Champions League

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 18 June 2018

APOEL (Qipro), Qarabag (Azerbejxhan), Sheriff (Moldavi), The New Saints (Wels) dhe Videoton (Hungari), janë kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në raudin e parë eliminator të Champions League, shkruan infokusi.

Të martën në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për eliminatoret e Champions League-s, ndërsa UEFA sot ka bërë ndarjen e ekipeve në grupe, duke shkurtuar rrethin e kundërshtarëve të mundshëm.

Shkëndija si jo bartëse është tërhequr në Grupin 1, ndërsa nga pjesa e bartësve si kundërshtarë të mundshëm janë APOEL-i i Qipros, Qarabag nga Azerbejxhani, Sheriff i Moldavisë, The New Saints nga Wels dhe kampioni i Hungarisë, Videoton. Shorti për caktimin e dysheve të xhiros së parë eliminatore të Champions League hidhet të martën në Nyon të Zvicrës me fillim në orën 12:00.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera