Lajme

44 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 05 October 2022

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në vend vazhdojnë të jenë edhe 44 raste aktive me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë raste pozitive, teksa janë shëruar tre pacientë dhe janë vaksinuar 24 qytetarë, transmeton Klankosova.tv.

Numri total i dozave të administruara është 1 milion e 836 mijë e 103, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 300 qytetarë, me të dytën 824 mijë e 675, me të tretën 105 mijë e 125 kurse me dozën e katërt 1 mijë e 784 qytetarë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera