Lajme

350 kg drogë në kamionin me mobilje, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 02 March 2023

Një ngarkesë me 350 kilogramë drogë, rreth 250 kilogramë hashash dhe mbi 100 kilogramë marijuanë, është sekuestruar mbrëmjen e djeshme nga policia në Imperia, Itali.

Bëhet me dije se kamioni ku ishte fshehur droga drejtohej nga një shqiptar 40-vjeçar.

Sipas raportimeve nga mediet italiane mësohet se patrulla e policisë e ndaloi kamionin për një kontroll rutinë. Por kur vunë re nervozizmin e shqiptarit, filloi kontrolli më i imtësishëm.

-Advertisement-

Droga u gjet e fshehur nëpër kuti të cilat ishin kamufluar mes moblijeve me të cilat ishte ngarkuar kamioni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera