Lajme

3,185 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 30 September 2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 3,185.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,949 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.

Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera