Lajme

25-vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, Osmani: Aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 24 March 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjen në Kosovë më 24 mars të  vitit 1999.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, u shpreh përjetësisht falënderuese ndaj NATO-s.

“25 vjet më parë, filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja. Aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë! Faleminderit përjetësisht NATO!”

-Advertisement-

Gjithashtu bëhet e ditur se sot Osmani së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate do të bëjnë homazhe te memoriali i ushtarëve të rënë të NATO./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera