Lajme

23-vjeçari nga Gjakova tenton të vetëvritet, e shpëtojnë familjarët

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 26 May 2022

Mbrëmë, rreth orës 20:30, një 23-vjeçar nga Gjakova ka tentuar të vetëvritet, por familjarët e tij e kanë shpëtuar.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ku i njëjti ka treguar se 23-vjeçari ka tentuar që me një mjet të mprehtë të vetëvritet.

“Personi i gjinisë mashkullore, i moshës rreth 23 vjeqare duke përdorur një mjet të mprehtë ka tentuar ta lëndoj veten, mirëpo familjarët kishin arritur ta pengonin”, tha Elezi për Reporteri.net.

-Advertisement-

Viktima është dërguar në spital ku ju është ofruar ndihma mjekësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera