Lajme

22 vjeçari i mbytur në bregdetin e Malit të Zi është nga Tetova

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 19 June 2022

Ministra e Punëve të Jashtme e Maqedonisë e konfirmoi lajmin e publikuar në mediat malazeze se një djalë 22 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë në Mal të Zi.

“Ministria e Punëve të Jashtme mori njoftim nga institucionet kompetente të Malit të Zi se një shtetas me iniciale E.H. i lindur në vitin 2000 në Tetovë i është konstatuar vdekja në vendin turistik Utjeha”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Po vijon autopsia me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit nga institucionet kompetente malazeze.

-Advertisement-

Mediat malazeze sot njoftuan se një djalë i ri nga Maqedonia e Veriut është mbytur në plazh në Mal të Zi, gjegjësisht në ujërat mes Tivarit dhe Ulqinit, në plazhin Utjeha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera