Lajme

20 vjet nga autotransplantimi i parë në Klinikën Zhan Mitrev

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 26 April 2023

Në dy dekadat e fundit në Klinikën Zhan Mitrev janë kryer pesë autotransplantime. Kjo është një ndërhyrje operative revolucionare në trajtimin mjekësor modern të pacientëve me sëmundje të zemës. Gjatë këtij operacioni, zemra e pacientit rindërtohet jashtë kraharorit, dhe është një procedurë e cila konsiderohet jashtëzakonisht specifike dhe e komplikuar për t’u kryer.

“Kam qenë e sëmurë rëndë, më rekomanduan të drejtohesha te doktor Zhan Mitrev, i cili më ka operuar dhe vetëm pas disa ditësh jam ndjerë shumë më mirë. Kanë kaluar tashmë pesë vjet e gjysmë që kur më ka operuar doktor Mitrev dhe sot ndihem shkëlqyeshëm, punoj në kopsht me aq sa mundem dhe nuk kam asnjë problem. Jam mirënjohëse që ma ktheu jetën.” – thotë Vera Baloska, një nga pacientet me autotransplant, e cila u operua në vitin 2017.

Autotransplantimi i zemrës, si procedurë, ka të njëjtat faza si transplantimi i zemrës nga një donator tjetër. Ndryshimi është se gjatë autotransplantimit organi i dëmtuar nuk zëvendësohet me një organ të huaj, por bëhet rikonstruktimi i vetë zemrës së pacientit të cilit i bëhet ndërhyrja.

-Advertisement-

Tek pacientët të cilët kanë nevojë për autotransplant zakonisht atriumi i majtë i zemrës është jashtëzakonisht i zgjeruar që e bën të pamundur kryerjen e operacionit brenda kraharorit, prandaj eshte e nevojshme qe zemra të nxirret nga kraharori, të bëhet sigurimi i qarkullimit ekstrakorporal i gjakut, dhe më pas vijon korrigjimi i nevojshëm kirurgjik për të reduktuar atriumin e majtë (valvulën mitrale) të zemrës së pacientit.

Nëse kjo nuk është e mundur, ajo zëvendësohet me një protezë artificiale.

Më pas zemra e rindërtuar kthehet në kraharor dhe lidhet me enët e gjakut si në rastin e transplantit.

Nga viti 2000 e deri më tani në klinikën tonë janë kryer gjithsej 5 operacione të tilla. Ato janë realizuar nga Dr. Zhan Mitrev dhe ekipi i tij.

Eksperienca e doktor Mitrevit në kryerjen e transplanteve/autotransplanteve të zemrës daton që para 26 vitesh kur ai kreu transplantin e parë të zemrës në Gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera