Fun & Video

2 milionë shikime për këngëtarin me taka të larta: I këndon karantinës

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 03 April 2020

Izolimi, vetizolimi, karantina, distanca shoqërore, janë këto nocione që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme këto ditë, ato po na bëjnë të qëndrojmë larg nga pjesa tjetër, të mbyllemi brenda dhe të presim që korona të “vdesë”, transmeton Gazeta Metro.

Sidoqoftë, këto masa kanë frymëzuar disa që të bëjnë video qesharake, në mesin e së cilëve së fundmi është përfshirë është këngëtari i grupit “Jamiroquai” Jay Kay.

Ky kantautor britanik erdhi me idenë për të ripunuar hitin e David Boëie “Let’s Dance” dhe ta adaptojë atë në ngjarjet aktuale. Kështu që ky përpunim titullohet “Lockdoën”, ndërsa një pjesë e këngës thotë:

-Advertisement-

“Mbyllu! Vendosni maska ​​dhe shikoni TV, të mbyllur me ulërima fëmijësh. I mbyllur, kam një dhimbje koke, një dhimbje serioze koke… “.

Ndërsa vazhdon video, mësojmë se pavarësisht se aktori ka veshur kapelë, ai u shfaqë pa pantallone dhe me taka të femrave.

Kjo video u postua në profilin e këngëtarit në Facebook me mbishkrimin “Mbetën vetëm tre muaj”, video kjo e cila për shumë pak kohë mori 2 milion shikime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera