17 specialistët që u financuan nga MSh punojnë në sektorit privat

Autori: Gazeta inFokus
21:41 | 13 February 2023
17 specialistë të psikologjisë klinike, avancimi i të cilëve u financua nga Ministria e Shëndetësisë, sot i shërbejnë sektorit privat, kjo për faktin se institucionet përgjegjëse nuk kanë hapur konkurse për sistemimin e tyre në kujdesin e shëndetit mendor.
Njëra nga kriteret e kontratës së specializantëve me Ministrinë e Shëndetësisë ishte që në afat prej tre vjetëve të shërbenin në sektorin publik, por vetëm tre prej tyre janë punësuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Vigan Behluli është njëri nga psikologët klinikë të gjeneratës së parë të Kosovës, program specialistik i hapur dhe financuar nga ministria e shëndetësisë nga viti 2014 deri më 2021. Mirëpo, vetëm tre prej 20 specialistëve të psikologjisë klinike deri më tani janë punësuar në institucionet publike. Ndërsa, të tjerët janë sistemuar në sektorin privat.
“Njëra nga kriteret ka qenë që me mbarimin e programit specialistik marrim një licencë adekuate dhe specializantet që financohen prej shtetit e kanë për obligim që për afatin 3 vjeçar të shërbejnë për institucionet publike shëndetësore të shëndetit mendor, një numër i madh prej tyre nuk kanë arrit me u kyç në sektorin publik janë sistemuar në atë privat si mungesë e hapjes së vendeve të punës, ndërsa të tjerët edhe e kanë braktis vendin”, tha Vigan Behluli, Psikolog Klinik.
Edhe përfaqësuesi i të drejtave të pacientëve thotë se duhet të shtohet numri i psikologëve nëpër institucionet shëndetësore.
Besim Kodra kryetar i shoqatës për të drejtat e pacientëve thotë se prania e psikologeve gjithsesi që është e nevojshme nëpër institucionet shëndetësore.
“Prania e psikologeve gjithsesi që është e nevojshme sepse çdo ndryshim ne aspektin fizik te pacienti do të ndikoj në aspektin psikik tek dikush më shumë, e të tjerët me pak, andaj nevoja për ta patur psikolog në institucionet shëndetësore është jashtëzakonisht e madhe”, tha Kodra për RTK-në.
Për rreth 30 klinika, QKUK ka vetëm 14 psikologë, 7 prej tyre janë në klinikën e psikiatrisë, dy në klinikën e Neurologjisë, dy në institutin e Forenzikës, ndërsa vetëm nga një psikolog e kanë Gjinekologjia, Pediatria dhe Instituti Onkologjik.
I pyetur për këtë çështje, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo është kompetencë e drejtorisë së SHSKUK –së.
“ShSKUK –ja si organizatë në vete çdo konkurs e ka të drejtën që ta hap vet, dhe këtë pyetje duhet të ja parashtroni bordit apo drejtorisë së SHSKUK – së……”, tha ministri Vitia.
Por, menaxhmenti i SHSKUK-së nuk ka kthyer asnjë përgjigje në kërkesën e RTK-së për intervistimin e ud. drejtoreshës Narqize Arënliu Hoxhaj.

Të tjera
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...
-
Shefja e UNMIK vizitë në Bruksel, takon Emisarin Sorensen dhe të tjerë, i jep mbështetje dialogut Kosovë- Serbi
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh,...
-
Nisin punimet për betonimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës
Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka publikuar video të punëv...
-
Nxehtë në fundjavë – javën e ardhshme rënie e temperaturave
Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në...
-
Osmani bisedon me Arifin rreth konstituimit të Kuvendit
Presidentja Vjosa Osmani konsultimet me përfaqësuesit e partive që kanë ulëse...
-
Shenoll Muharremi “godet”, Hekuran Muratin: Ky djalë as nuk e kupton ekonominë e as nuk di çka flet
Analisti i njohur ekonomik, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrim...
-
Trump 40 minuta bisedë telefonike me Zelenskyn, u diskutua furnizmi i Ukrainës me mbrojtje ajrore
Presidenti i SHBA, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike ditën e sotme...
-
Endrit Thaçi uron Edi Ramën: Sot feston ditëlindjen miku më lojal i babait
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka uruar ditëlindjen kr...
-
Konsultimet me partitë politike, presidentja Osmani takohet me Veton Berishën
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim deputetin nga komuniteti egji...