Ekonomi

169 milionë euro do të investohen në energjinë e ripërtëritshme të erës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 28 January 2019

169 milionë pritet të investohen nga SOWI Kosova në energjinë e ripërtëritshme të erës në vend.

Ky investim gjermano-izraelit në partneritet me Kosovën është investimi i parë strategjik që ka përmbushur kriteret, shkruan Gazeta inFokus

Në takimin e këshillit ndërministror për investime strategjike u bë e ditur se janë edhe 12 aplikacione që janë duke u shqyrtuar, e të cilat kanë vlerë prej 2 miliardë euro

-Advertisement-

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga sot po fillon historia.

“Me investitorin e parë strategjik. Dëshiroj të falënderoj qeverinë Mustafa që ka kryer detyrat e asaj kohe për punën që e kanë bërë. Nga sot mund të themi që filloj historia. Është shumë me rëndësi që të themi se një kompani i ka përmbushur parametrat e para për shqyrtim. U tha që është investimi më i madh në energjinë e ripërtëritshme”, tha ai.

Ndërkohë që ka pasur kritika që në këtë takim kanë munguar ministri i Financave Bedri Hamza, dhe ai i Zhvillimit Ekonomik.

“Nuk duhet me vazhdu kështu, një projekt si ky në takimet e kësaj natyre duhet të marrin pjesë”, tha ai.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, vlerësoi se ky është invesimi i huaj direkt më i madhi në Kosovës.

“Deri me tash kemi 12 aplikime për investime strategjike që kanë treguar diku rreth 2 miliardë euro. Sot ju njoftoj se aplikuesi në aspektin teknik ka përmbushur kriteret. Është investim 169 milionë euro dhe ky është investimi i huaj direkt më i madh në Kosovë. Dua të iu siguroj se MTI qëndron me përgjegjësi të plotë”, tha ai. /Gazeta inFokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy