Fun & Video

16-vjeçari gjen thesarin e lashtë romak (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 01 August 2017

Një thesar i lashtë romak prej argjendi është zbuluar nga një adoleshent në Skoci.

David Hall, nga Livingston i cili është vëtëm 16 vjeç, gjeti thesarin nëpërmjet një detektor metalik .

Argjendi besohej se ishte përdorur nga ushtarët romakë për tu dhënë ryshfet udhëheqësve të zonës,  ndërsa kalonin nëpër Skoci.

Davidi tha se fillimisht nuk e kuptoi rëndësinë e gjetjes dhe është i ngazëllyer për ta parë në muzeun më të madh të vendit.

-Advertisement-

Sendet e argjendta datojnë që në fund të shekullit të 3 pas Krishtit.

Ai është konsideruare si një zbulim i “rëndësishëm ndërkombëtar” dhe do të shfaqet për herë të parë në një ekspozitë të re në Muzeun Kombëtar të Skocisë në tetor.

David i tha “BBC” se u interesua për zbulimin e thesarit pas shikimit të një programi televiziv amerikan, i cili bëri që t blinte edhe një detektor metalik .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera