Fokus

15 vjeçarja dyshohet se u dhunua e mbeti shtatzënë nga një mërgimtar – policia pret që i dyshuari të kthehet nga Luxenburgu

Autori: Samire Jaha 12:36 | 31 October 2022

Me datën 25 të muajit tetor në Policinë e Kosovës ishte raportuar se një vajzë kishte mbetur shtatzënë pasi u dhunua nga një mërgimtar, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas informacioneve që Gazeta Infokus ka siguruar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, viktima është e moshës 15 vjeçare ndërsa i dyshuari është i moshës 20 vjeçare por që ai gjendet me punë të përkohshme në Luxenburg e që prokuroria është duke pritur ardhjen e tij në Kosovë në muajin dhjetor.

“Lidhur me rastin të cilit I referoheni, ju njoftojmë se me datë 25.10.2022, nga kontrolli gjinekologjik ka rezultuar shtatzënë, viktima e moshës 15 vjeçare, ashtu që I dyshuari I moshës 20 vjeçare është identifikuar nga zyrtarët policor. Mirëpo pas ndërmarrjeve të veprimeve fillestare te hetimet, ka rezultuar se I njëjti gjendet me punë të përkohshme në Luxenburg dhe se pritet të vijë ne Kosovë, në Dhjetor të këtij viti”, janë përgjigjur për Infokus nga zyra për Informim nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

-Advertisement-

Ndryshe kanë bërë të ditur se prokurori i Shtetit , ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe në momentin e hyrjes së tij në Kosovë, ndaj të njëjtit do të zbatohen veprimet e tjera procedurale të përcaktuara me ligj.

Ndërkaq rasti ishte raportuar edhe nga raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Gjilan NN. Me datë 25.10.2022 viktima femër kosovare pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se është shtatzënë. Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Mbetet shtatzënë një grua në Gjilan pasi u dhunua

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera