15 ditë kohë, Milan vendos me “shpatulla pas muri” Leaon

Autori: Gazeta inFokus
11:20 | 29 March 2023
Milan dëshiron me çdo kusht rinovimin e kontratës me Rafael Leaon. Por, kuqezinjtë pas muajsh që i dedikohen kësaj çështje, nuk kanë ndërmend të presin më gjatë dhe së fundmi po shtyjnë fort që palët të mbërrijnë në një marrëveshje brenda 10 apo maksimumi 15 ditëve të ardhshme.
Synimi i drejtuesve italianë është që çështje e portugezit të marrë zgjidhje para sfidës çerekfinale në Champions League ndaj Napolit. Besimi është i madh se palët mund të gjejnë gjuhën e marrëveshjes. Leao duket i apasionuar pas ngjyrave kuqezi, edhe pse kërkon me ngulm një rritje rroge deri në shtatë milionë euro. klubi ofron më pak, por përfshirë bonuset palët duken drejt akordit.Një tjetër shtysë për drejtuesit e Milan që të mos e lëshojnë sulmuesin është edhe raporti i tij me shokët e skuadrës. Leao është i përshtatur më së miri dhe i integruar me grupin në dhomat e zhveshjes ndërsa jep shembull edhe duke u rikthyer një ditë më herët nga grumbullimi me kombëtaren për të rinisur stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Stefano Pioli.
Leao kërkon të jetë në maksimum në ndeshjet më vendimtare të sezonit dhe të rikthehet tek goli me Milanin duke qenë se nuk shënon prej mesit të janarit, teksa rinovimi i mundshëm pritet të ndikojë edhe tek rendimenti në fushë i 23-vjeçarit.

Të tjera
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në rend të ditës
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është l...
-
Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet...
-
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një oficer egjiptian i sigurisë gjat...
-
Parashikimi i motit për të dielën e 4 qershorit
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me die...
-
Anulohen zgjedhjet për këshillin lokal në Besi, banorët përleshen mes vete
Të premten është anuluar procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarësis...
-
Kërcënohet deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ...
-
Kurti: 5 persona janë arrestuar dhe 28 të tjerë janë identifikuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ata që ushtruan dhunë dhe...
-
Chollet bisedon me Vuçiqin: E inkurajova që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Ngjarje e rëndë, një 24-vjeçar mbyt nënën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, mbrëmjen e së shtunës, ku një 2...
-
Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj
Sa herë që ndodhin incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në v...
-
Shkon në 288 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Indi
Të paktën 288 persona mbetën të vdekur nga aksidentimi i dy trena...
-
Kryetari i Shoqatës “Vatra”: Kosova t’i zbatojë kërkesat e Uashingtonit, duhet të ndodhë edhe Asociacioni
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Shoqatës Vatra, Elmi Beris...