Lajme

138 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 16 September 2022

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se aktualisht janë 138 raste aktive me coronavirus në Kosovë.

MSH njofton se në 24 orëshin e kaluar janë shëruar 51 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,199 persona.

Ministria po ashtu bën të ditur se në këtë periudhë raportuese janë vaksinuar 54 persona, ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1,835,915 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera