13 vjet më parë, Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit
Autori: Gazeta inFokus 07:43 | 27 September 2023
Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës më 27 shtator të vitit 2010. Dorëheqja e tij vjen si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin konstatohet se Sejdiu ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës me mbajtjen e postit të presidentit dhe atij të kryetarit të LDK-së, ndonëse me funksione të ngrira.
Sejdiu e bëri publik vendimin e tij për dorëheqje gjatë një konference, me anë të së cilës ai u është drejtuar qytetarëve dhe opinionit.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Sot unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Që nga 10 shkurti i vitit 2006, si President i Republikës së Kosovës dhe i të gjithë qytetarëve të saj, kam ushtruar këtë funksion me përgjegjësi, me përkushtim të plotë dhe ndërgjegje të pastër, gjithnjë duke pasur si udhërrëfyes themelor interesin e qytetarëve dhe të vendit tonë të dashur”, tha Sejdiu.
Presidenti i dorëhequr, Sejdiu, theksoi se kishte mbajtur postin e kryetarit të LDK-së me funksione të ngrira i bindur se kjo nuk paraqiste shkelje të Kushtetutës.
Sidoqoftë, ai u shpreh se vendimin për dorëheqje e kishte marrë pikërisht për të respektuar Gjykatën Kushtetuese si instanca më e lartë të interpretimit të Kushtetutës së Kosovës.
Para se të publikonte vendimin për dorëheqje, Sejdiu zhvilloi takime të mbyllura me kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit e vendeve të Kuintit.
Më pas, Sejdiu i komunikoi vendimin edhe kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ishte Kryesia e LDK-së, që pak më vonë doli me një komunikatë me shkrim, me të cilën përshëndet vendimin e Sejdiut, duke e çmuar atë si akt të lart moral.
Që nga zgjedhja në postin e presidentit, shumë nga analistët, mediat dhe deputetët kishin rikujtuar Sejdiun se po shkelte Kushtetutën me mbajtjen e postit të kryetarit të LDK-së.
Por, nismën zyrtare për të proceduar këtë rast te Gjykata Kushtetuese, e kishte marrë deputeti i pavarur, Naim Rrustemi, i cili tani beson se jo vetëm Sejdiu, por përgjegjës për këtë shkelje janë edhe partneri i tij në koalicion, Hashim Thaçi, dhe i gjithë koalicioni aktual, pasi që, sipas tij, kanë ndërtuar një marrëveshje qeverisëse duke mos e respektuar Kushtetutën.
Të tjera
-
Kryeministri Kurti: Mbi 1.4 milionë banor residentë janë regjistruar deri më tani, një përqindje e lartë edhe e serbëve
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar mbi 1...
-
Vrasja në ‘Bon Vivant’, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e pa...
-
Raportohet se Patriarkut Porfirije i është ndaluar hyrja në Kosovë në pikëkalimin e Merdares
Siç shkruajnë mediat në Beograd, autoritetet e Kosovës sot në Merdare nuk ia ...
-
Presidentja me thirrje ndaj qytetarëve: Ju lutem regjistrohuni, përcaktohen të dhëna të rëndësishme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lutur qytetarët e Kosovës dhe ata në ...
-
Tejkaluan në vijë të plotë, Policia në Gjilan ua konfiskon patentë shoferët për tre muaj
Policia e Kosovës në Gjilan ka gjobitur dy shoferë të cilët kanë shkelur rreg...
-
Kalon periudha transitore, serbët në Graçanicë ende përdorin dinarin
Ndonëse ka përfunduar periudha transi...
-
Policia e Prishtinës arreston 131 persona të kërkuar nga gjykata – konfiskon katër thikἀ dhe gjashtë ἀrmë zjarri
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacio...
-
Zyrtare e lartë amerikane viziton Kosovën, në agjendë takimi me Osmanin e Kurtin
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth M. Allen do të udh...
-
Dy eurot false, BQK thotë se janë tërhequr 2.5 milionë monedha të tilla nga qarkullimi
Banka Qendore e Kosovës ka dhënë informacione lidhur me masat dhe aktivitetet...
-
Minatorët mbesin pa paga
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka bërë thirrje që të ekzekutoh...
-
Ish-ministrja e AAK-së e kritikon Haradinajn dhe Abdixhikun: Refuzimi i takimit me Kurtin, mungesë gatishmërie për qeverisje
Partitë opozitare, LDK dhe AAK, refuzuan ftesën e kryeministrit Albin Kurti p...
-
Policia e Shqipërisë ofron 30 mijë euro shpërblim për vendndodhjen e këtij personi
Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë ndarë një shumë prej 30 mijë eurove shp...