Lajme

12 mësimdhënës të infektuar me Covid-19 në komunën e Malishevës

Autori: Eriola Cacaj 14:50 | 17 November 2020

Në fillim të pandemisë komuna e Malishevës ishte njëra ndër vendet me të prekura me Covid-19, ndërsa sot është  një ndër komunat që ka më së paku te infektuar.

Në këtë komunë 59 raste janë aktive me virus, ndërsa nga këta 12 janë mësimdhënës.

E këtë e ka bërë të ditur për Gazeten inFokus, drejtori i arsimit në këtë komunë, Blerim Thaçi.

-Advertisement-

Thaçi ka thënë se në komunën e Malishevës 12 mësimdhënës janë të infektuar asnjë shkollë nuk është mbyllur.

“12 mësimdhënës të kësaj komune kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe asnjë shkollë nuk ka kaluar në skenarin C, pasi që të gjithë këta mësimdhënës janë nga të gjithash shkolla. Organizimi i orëve bëhet nga kolegët, varësisht nga puna, gjithsesi edhe ata që janë të infektuar rrinë në kontakt online me nxënës”, ka thënë Thaçi.

Në këtë komunë që nga fillimi e deri më sot janë infektuar 343 persona, nga këta 259 janë shëruar, 25 kanë vdekur dhe 59 janë raste aktive./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera