Ekonomi

119 “pompa të naftës” jashtë kontrollit të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 27 March 2018

Janë më shumë se 100 pika të shitjes së karburanteve që tash e sa vite, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk po mundet ta shtrijë  “dorën” në to. Madje për 12 prej tyre që gjenden në veri të vendit, vendimet e kësaj Ministrie nuk kanë as vlerë.

Në tërë territorin e Kosovës, gjenden 119 pika të shitjes së derivateve që ushtrojnë veprimtari në mënyrë ilegale, pasi që të operojnë si të tilla nuk kanë licencë pune, shkruan Infokusi.com.

E gjithë kjo sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Në këtë institucion tregojnë edhe për arsyet e mos licencimit të këtyre pikave.

-Advertisement-

“Të palicencuara janë 119 pika- 11 gjenden në procedurë të licencimi, 12 gjenden në veri të Kosovës, 12 janë në kontekst me AKP-në, 59 nuk kanë licencë”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për Infokusin.

Përveç këtyre pikave që nuk kanë licencë, janë edhe 216 pika të tjera që janë të mbyllura, respektivisht jashtë funksionit.

E pavarësisht numrit të madh të pikave jashtë funksionit, qytetarët e vendit më të varfër në rajon kanë mundësi që të furnizohen me derivate në 891 ”pompa të benzinës”. Aq është numri i tyre në tërë vendin, shkruan Infokusi.

Por, edhe pse ekzistojnë numër kaq i madh i pikave të shitjes së derivateve, qytetarët duket se po i tërheq kjo veprimtari. Më shumë se 300 persona që nga viti i kaluar kanë bërë kërkesë për licencim të këtyre bizneseve.

“Që nga viti 2017 e deri më sot kemi gjithsej 320 kërkesa për licencim për herë të parë nga subjektet ekonomike”.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Infrastrukturës flasin edhe për cilësinë e naftës.

Thonë se vetëm gjatë këtij tremujori, Inspektorati i Tregut ka gjetur tri raste, që nafta nuk ka qenë cilësore.

Shtojnë se Inspektorati për këto tri raste ka inciuar edhe fletëparaqitje për kundërvajtje.

“Bazuar ne Monitorimin e rregullt për verifikim te cilësisë se naftës dhe derivateve të saj, në pikat shitëse me pakicë të karburanteve, Inspektorati i Tregut  gjatë këtij tremujori ka marrë 90 mostra  të derivateve, prej këtyre kanë rezultuar vetëm tri mostra jo-komfor U.A, nr.01/2017 dhe atë parametri Sulfur. Për këto tri raste, Inspektorati ka iniciuar fletëparaqitje për kundërvajtje, në vlerë prej 10.000-30.000 €”, kanë thënë nga MTI-ja për Infokusin.

Ndryshe, vitin e kaluar një superanalizë e iniciuar nga Dogana e Kosovës, e kryer nga laborator vendor e ndërkombëtar kishte konfirmuar se nafta që hynë në Kosovë është jocilësore dhe jashtë çdo standardi.

Në fakt, prej 20 maunave sa i kishte ndalur Dogana në pikën kufitare në Vërmicë muaj më parë, asnjëra nuk kishte dalë në rregull.

Pas rezultateve të analizave, shumë prej këtyre maunave Dogana i kishte kthyer prapa.

Kjo është sasia më e madhe e naftës e bllokuar ndonjëherë dhe vjen pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që kontrolli i naftës të bëhet edhe në kufi, e jo siç ka qenë deri tash, ku mostrat janë marrë vetëm nëpër pikat e shitjes. (Arjeta Shabani)./Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy