100 euro nga Qeveria Kurti, javën tjetër në llogaritë e këtyre kategorive
Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 18 April 2022
Ka kaluar një javë që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës, që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe ata publik.
E nga Qeveria e Kosovës sot kanë njoftuar se të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit, nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë.
Përpos kësaj, në një njoftim të bërë së fundi nga Qeveria e Kosovës u tha se javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.
“Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë. Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Duhet përkujtuar që vendimi për ndarjen e 100 eurove është kritikuar nga opozita, e si tillë u cilësua si ndihmë tejet e vogël për qytetarët e Kosovës, e që sipas tyre nuk do të mund të bëjnë asgjë me monedhën prej 100 euro.
Në kuadër të kësaj ndihme, Qeveria e Kosovës poashtu mori vendim që të ndajë pako shtesë ushqimore për të gjitha familjet në nevojë./Lajmi.net/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...