Lajme

10 mijë euro të ndara për një fotografi, reagon Duda Balje: Ku qëndron arti e bukuria në këtë foto

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 22 December 2022

Deputetja Duda Balje, ka reaguar për veprimin e Ministrisë së Kulturës të cilët ndanë 10 mijë euro buxhet për një fotografi ku shihen dy çifte vajzash duke u puthur në sheshin e Prishtinës, fotografi kjo që ishte bërë vite më parë.

Deputetja ka pyetur se ku qëndron kreativiteti dhe arti në këtë fotografi derisa fotos ia dha epitetin “e palogjikshme”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Epo hajde tani, kjo është një foto për të cilën ministria ka dhënë 10 mijë euro! Pa emocion ju pyes, se në cilën pjesë mund të shihet arti, kreativitet, bukuria këtu????

-Advertisement-

Për mua personalisht, pa logjikë”, shkroi Balje në Facebook.

Kujtojmë se deputetja Duda Balje njihet për qëndrimin e saj kundër komunitetit LGBTQ+.

Reagimi i saj:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera