Sport

 Deklarata e Pirlos para ndeshjes me Romën

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 05 February 2021

Juventusi dhe Roma takohen të shtunën, në kuadër të xhiros së 21-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 18:00, në stadiumin ‘Allianz Stadium’ në Torino.

Para kësaj përballje ka folur edhe trrajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, Andrea Pirlo, i cili e ka quajtur Romën një ndër skuadrat me futbollin me të mirë në Itali.

-Advertisement-

“Do të jetë një ndeshje kundër një ekipi që, për mendimin tim, luan disa nga futbollet më të mira në Itali.

Ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm, dhe ne do të duhet të përqendrohemi. Duhet të bëjmë pak gabime”, ka deklaruar Pirlo.

Kujtojmë që Juventusi dotë futet në këtë takim me disa mungesa, kjo pasi Paolo Dybala dhe Aeron Ramsey nuk do të jenë të gatshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera