Sport

⚽️ “A Bola” plas bombën: 180 milionë € Realit, për t’i marrë Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 07 June 2017

Shtypi portugez ka braktisur  tani për tani ekipet e vendit dhe po i dedikohet idhullit të Portugalisë, lojtarit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo. “A Bola” titullon në edicionin e sotëm atë që e quan “bomba e madhe e merkatos.”

Kjo e përditshme portugeze bën me dije se “Los Blancos” do të marrin këtë verë disa oferta për CR7, që mund të arrijnë deri në 180 milionë euro, një shifër marramendëse, që sigurisht do të jetë një rekord i ri. Oferta do të vijnë nga Franca, Anglia dhe Kina. Nga Franca do të jenë të interesuara dy klube dhe të mjaftueshme për të bërë një propozim për Ronaldon, PSG dhe Monaco, me fuqi ekonomike.

-Advertisement-

Që nga largimi i Ibrahimovic, PSG nuk e ka gjetur një yll që e zbut boshllëkun e lënë nga suedezi. Ekipi i drejtuar nga Emery nuk e ka fituar titullin e Ligue 1, kështu që pritet që Al-Khelaifi të bëjë një shpenzim të madh. Ajo që ka fituar ligën franceze, Monaco, gjithashtu ka para të mjaftueshme për të nënshkruar me të, veçanërisht në qoftë se shitja e Kylian Mbappé, për të cilin ka ardhur oferta 135 milionë euro, sipas mediave franceze, ndodh. Nuk ka dyshim, marrja e numrit shtatë të Real Madridit do të ishte një investim i mirë. Sa për Anglinë, oferta vjen nga Manchester United. Cristiano tashmë e ka një të kaluar në “Old Trafford” dhe Jose Mourinho ka nevojë të forcohet, në qoftë se nuk do të qëndrojë jashtë pozicioneve Champions nëpërmjet Premier League (këtë vit e arriti përmes “Europa League”).

Refuzimi i Antoine Griezmann bën që “Djajtë e Kuq” të kërkojnë emra të tjerë, edhe pse ky i CR7 duket më i pakapshmi nga të gjithë. Më në fund, paratë mund të provokojnë edhe një pistë kineze për katër herë fituesin e “Topit të Artë”. Bëhet fjalë për një kampionat të nivelit më të ulët, ku nuk përfiton asgjë sportivisht. Në çdo rast, Ronaldo nuk do të dëgjojë ndonjë ofertë, sepse plani i tij është ende i njëjtë me disa muaj më parë: “Kam ndërmend të pensionohem te Real Madridi, 41 vjeç”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera