Shëndetësi

​Simptomat e mungesës së vitaminës B

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 12 November 2020

Lodhja kronike dhe mungesa e forcës janë vetëm disa nga simptomat që përfaqësojnë mungesën e vitaminës B.

Mungesa e vitaminës B jep simptoma të caktuara, të cilat mund të ndodhin në formën e lodhjes së fortë ose aftësisë së zvogëluar të shikimit.

Lodhja është një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës B, pasi trupi juaj mbështetet në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat sjellin oksigjen në organet tuaja.

-Advertisement-

Pa oksigjen të mjaftueshëm në qelizat tuaja, ju do të ndjeheni të lodhur pavarësisht sa gjatë do të flini.

Nëse nuk merrni oksigjen të mjaftueshëm nga qelizat e kuqe të gjakut, muskujt tuaj do të jenë shumë të dobët dhe nuk do të keni forcë të mjaftueshme as për aktivitete ditore, të tilla si mbajtja e një qese të rëndë normalisht nga supermarketi.

Kujtesa juaj bllokohet më shpesh. Kjo ka shumë të ngjarë të mos jetë shfaqja e demencës së hershme, por niveli i ulët i vitaminës B. Kur një test gjaku zbulon mungesën e vitaminës B, me shtesën e duhur dietike, simptomat fillojnë të zhduken.

Mungesa e vitaminës B gjithashtu ndikon në gjendjen tuaj shpirtërore, e cila shpesh çon në depresion ose ankth

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera