Lajme

​Mitrovicasit mësyjnë kafenetë, 51 të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 05 May 2020

51 persona janë arrestuar të hënën në Mitrovicë, për mosrespektim të vendimeve qeveritare.

Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se arrestimi ka ndodhur në dy lokale të cilat ishin hapur dhe të njëjtat kanë pranuar klientë.

“Rr. Ulqinit, Mitrovicë, 04.05.2020-23:30. Njësiti policore gjatë patrullimit ka hasur në një lokal të hapur brenda të cilit kishin qenë 25 persona meshkuj kosovarë të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë”.

-Advertisement-

“Rr. Bashkimi Kombëtar, Mitrovicë, 05.05.2020-00:10. Njësiti policore gjatë patrullimit në një shtëpi private të improvizuar si kafiteri ka hasur 26 persona meshkuj kosovarë të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pronar i lokalit është iniciuar lënda e rastit e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 17 persona në Prizren, 3 në Prishtinë dhe 1 në Gjilan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera