Sport

​Klopp: Synimi i Liverpoolit nuk është titulli i Premierligës

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 21 August 2018

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk është i interesuar të flasë për triumfin në Premierligë dhe ka insistuar se ai do të jetë i lumtur edhe kur skuadra e tij do të duhet të luajë futboll të shëmtuar.

Goli i James Milnerit nga penalltia dhe një gol në minutat e fundit nga Sadio Mane i siguruan Liverpoolit trepikëshin e dytë të sezonit të ri të Premierligës. Ata e ndeshen me Crystal Palace, dhe tani janë klubi i vetëm në Premierligë që nuk kanë pranuar asnjë gol në dy ndeshjet e para.

“Është shumë herët të flasim për kampionin e Premierligës. Nuk më intereson dhe nuk është e rëndësishme”, ka thënë Klopp.

“Ne duhet të luajmë ndryshe kundër skuadrave të ndryshme. Do të na duhet të luajmë futboll të shëmtuar, të jemi kundërshtarë të vështirë dhe askush të mos jetë i lumtur që Liverpooli po shkon në stadium të tyre ose ata po vijnë në Anfield”.

-Advertisement-

“Ky është synimi ynë dhe pastaj do ta shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Liga është shumë e vështirë që të flasim vetëm pas dy ndeshjeve”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera