Lajme

​Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë për shërbimet komunale

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 10 July 2020

Banorët e lagjes “Qendra”, për të dytën herë po protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për parkingjet e stërngarkuara dhe shërbimet komunale.

Me dhjetëra banorë të rrugës “Rexhep Luci”, në Prishtinë të premten kanë kërkuar që kjo hapësirë mos të shfrytëzohet për parking publik, meqë sipas tyre kjo zonë është kthyer në katrahurë.

Ndër të tjera, kanë shprehur shqetësimin për zhurmën që shkaktojnë kafiteritë gjatë tërë natës. Ata kanë kërkuar që të mbahet një mbledhje me banorët dhe të gjendet një zgjidhje, meqë sipas tyre kryetari Shpend Ahmeti nuk po bën një gjë e tillë.

-Advertisement-

Banorët rezidentë të kësaj lagje thonë se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre do të vazhdojnë me protesta, madje sipas tyre nëse do të jetë nevoja edhe do eskalojnë me këto protesta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera