Sport

⚽️Ja si kurdisen ndeshjet në Shqipëri (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 26 April 2017

Fundjava futbollistike nuk ka dhuruar teatër vetëm në Kategorinë Superiore, ku skuadrat ua bënin shumë të thjeshtë të regjistronin goleada kundërshtarëve që luftonin për titull, por edhe në Kategorinë e Parë. Në Grupin B, Lushnja dhe Bylisi ndjekin njëra-tjetrën në distancë të afërt dhe në fundjavë kanë regjistruar fitoren e radhës për të ruajtur këtë rivalitet.

lushnja bylis

Lushnjarët kanë fituar me përmbysje 2-1 në pjesën e dytë ndaj Shkumbinit, ndërsa ballshiotët po me përmbysje 3-2 ndaj Tomorit, pasi kishin qenë në disavantazh të dy golave. Klubi i Lushnjës, në faqen e Facebook, ka postuar një video të kësaj ndeshje të dytë, duke ftuar publikisht FSHF-në që të hetojë këtë sfidë të turpshme.

-Advertisement-

Kategoria e Parë, prej disa javësh është bërë pre e shumë ndeshjeve të tilla, me rezultate për të cilat ka akuza të vazhdueshme për tolerim.

tomori bylis

Mjafton të shohësh pamjet e mësipërme për të kuptuar se sa të drejtë kanë ata që akuzojnë dhe se si FSHF vazhdon ende në mënyrë të pakuptimtë të mbyllë sytë ndaj një teatri të tillë të turpshëm, të cilin e klasifikon zyrtarisht si “futboll profesionist”. Asnjë prej ekipeve të akuzuara nuk është hetuar nga FSHF dhe nuk është marrë asnjë masë për të ndalur këtë fenomen, i cili trumbetohej si i zhdukur nëpëmrjet skemës së re “shpëtimtare”, që po rezulton po aq e dështuar sa e mëparshmja falë populizmit të institucionit të futbollit që insiston të mbajë 20 skuadra në Kategorinë e Parë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera