Sport

⚽️Inspektori i UEFA-s viziton sërish Kosovën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 27 April 2017

Për herë të tretë për më pak se dy muaj, Tyrge Borno, do ta vizitojë Kosovën.

Inspektori i UEFA-s, Tyrge Borno, do ta vizitojë Kosovën të premten, për të inspektuar dy stadiumet e futbollit, “Adem Jasharin” në Mitrovicë dhe stadiumin e Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Lajmi për vizitën e inspektorit të shtëpisë së futbollit evropian është konfirmuar për Gazetën Express, nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

-Advertisement-

Vokrri bëri të ditur për Express se Inspektori i UEFA-s do të aterojë në Kosovë gjatë pasdites së sotme, derisa të premten do t’i inspektojë dy stadiumet e futbollit, “Adem Jasharin” në Mitrovicë dhe stadiumin e Prishtinës.

Për inspektorin e UEFA-s, do të jetë vizita e tretë për më pak se dy muaj.

Por pavarësisht kësaj, ai do ta gjejë stadiumin “Adem Jashari” në gjendjen që e ka lënë kur ishte për herë të fundit, pasi ende nuk kanë nisur punimet dhe nuk dihet se kur do të nisin. /Gazeta Express/



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

TRAJTIMI I VENAVE VARIKOZE ME LASERIN ENDOVENOZ

Të tjera