Sport

⚽️ Nga humbja e nënës tek fitimi i Ligës së Kampionëve, rrugëtimi i vështirë i Asensios

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 24 July 2017

Çdo herë që ai shikon nga qielli ose mbyll sytë në fushë mendimet i çon te nëna e tij holandeze Maria, e cila ndërroi jetë nga kanceri kur ai ishte vetëm 15 vjeç.

Ajo tani do të ishte krenare për djalin e saj Marco, i cili u quajt sipas emrit të legjendës së futbollit të Holandës, Marco van Basten.

Historia e futbollistit të Realit të Madridit, Marco Asensios, filloi në ishullin spanjoll të Mallorca-s. Babai i tij punonte në një supermarket, kurse vëllai i tij ishte një oficer policie. Së bashku ata kaluan dhimbjen e madhe të humbjes së njeriut të tyre të dashur dhe vëllai me babain e ndihmuan Marco-n të realizonte ëndrrën e tij.

-Advertisement-

Në ditën e tij të prezantimit me Realin e Madridit, Marco shpërtheu në lot shkruan blitz.al

“E kam ëndërruar këtë ditë që kur isha i vogël. Dua të falënderoj familjen time, babain dhe vëllain tim. Dhe nënën time e cila e di që është duke më mbështetur gjithmonë nga atje lart ku është”,- tha Asensio duke shpërthyer në lot.

Ai është vetëm 21 vjeç, por është cilësuar si një prej talenteve më premtues të futbollit spanjoll.

Arriti të fitojë Champions League me Realin e Madridit dhe u shpall futbollisti më i mirë i Kampionatit Europian U-21. Një histori e jashtëzakonshme suksesi e një djaloshi që me mund dhe sakrifica ka arritur të jetë futbollist i një prej ekipeve më të mëdha botërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera