⚽️ Modric zbulon fjalët sekrete të Zidane, në finalen e Champions-it

Autori: Gazeta inFokus
18:46 | 08 June 2017
Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric ka folur për ‘Eurosport’ në lidhje me gjëndjen shumë të shëndetshme të klubit madrilen dhe për atë që Zinedine Zidane u tha futbollistëve në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit të ndeshjes finale të Champions League ndaj Juventus, të zhvilluar më datë 3 qershor 2017 në Cardiff.
Kroati beson se fitorja ndaj Juventus në finalen e Champions League është vetëm një trofe nga të shumtit që kjo skuadër do të fitojë.
“Ne po bëjmë diçka shumë speciale në këtë moment dhe duhet të vazhdojmë të ecim përpara. Ky moment nuk do të zgjasë përgjimonë. Mendoj se kemi ndjesinë e të qënit një skuadër speciale dhe mund të fitojmë shumë trofe në të ardhmen. Është e vështirë të thuhet se sa do të zgjasë kjo gjë, por duhet të shijojmë atë që po bëjmë dhe të shohim. Ne jemi në moshë mesatare të mirë, pasi kemi shumë futbollistë të rinj, futbollistë të nivelit të lartë, që mund të jenë veçse një gjë e mirë për ekipin”, deklaroi Modric.
Mesfushori kroat, i cili mbërriti në Bernabéu nga Tottenham në 2012, vlerësoi gjithashtu trajnerin Zinedine Zidane: “Nëse Zidane sheh diçka që ne duhet të bëjmë në fushë, ai na thotë dhe ne mundohemi ta bëjmë sa më mirë të mundemi. Gjatë pushimit të ndeshjes finale të Champions League ndaj Juventus, në dhomat e zhveshjes, Zidane na tha se duhej të ishim më shumë agresivë, në mënyrë që Juve të mos kishte mundësinë të mbante topin aq lehtësisht sa në pjesën e parë dhe ajo gjë nuk po na ndihmonte. Në pjesën e dytë ne e ndryshuam atë gjë dhe rezultoi thelbësore”.

Të tjera
-
Raportohet se një shtetas turk ka vra*rë vajzën e tij në Prizren
Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dysho...
-
FSK përgatitet për sfida në luftë urbane dhe terrene të minuara
Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses kursin bazik për “Xhenier...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë. por me erëra nga jugperë...
-
Dialogu e integrimi evropian, çfarë mund të pritet nga Kryediplomati i ri i Gjermanisë
Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund...
-
Gabimi i burgut në Francë: I dënuari i liruar gabimisht zhduket
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg në qytetin perëndimor të Bordo...
-
Vazhdon shtrenjtimi i produkteve, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve
Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po vazhdojnë të rriten...
-
Anëtarësimi në KiE, Kosova jashtë agjendës për mbledhjen e komitetit të Ministrave që mbahet javën e ardhshme
Kosova nuk pritet të jetë në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës as...
-
Trump për foton si Papë: Nuk kam asnjë lidhje me të
Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur në lidhje me fotografinë e tij...
-
Studentët serbë kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Studentët nga të gjitha universitetet në Serbi kanë bërë një kërkesë të drejt...
-
Haziri për ofertën e Kurtit: Ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon, te Adriatik Kelmendi...
-
Muhaxheri komenton letrën e Kurtit: Si kur iu lutke profesorit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxeri, ka thën...
-
Familja e dëshmorëve Fazliu në pritje të kthimit nga Haga të kryefamiljarit të tyre
Mban emrin e xhaxhai të tij i cili vdiq afër dy vite para se të vinte në jet...