Lajme

Haziri për ofertën e Kurtit: Ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 05 May 2025

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon, te Adriatik Kelmendi, ka thënë se kjo parti nuk do të vonohet dhe do të japë një përgjigje sa i përket letrës së fundit të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, e publikuar mëngjesin e sotëm.

Ai tha se kjo letër është rrethanë e re politike.

“LDK-ja ka filluar konsultimet. Për koalicion vendos vetëm Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Nuk ka ndryshim në qëndrim. Abdixhiku si kryetar i LDK-së e ka mandatin e plotë të përfaqësimi të LDK-së dhe çdo lloj formati të përfaqësojë LDK-në për qëllime politike, me kohë do të përgjigjet”, tha ai “Sonte LDK duhet me qenë e gatshme të reagojë mençur si çdo herë, ne as nuk ngutemi e as nuk vonohemi. E kemi trajtuar me seriozitet, as nuk vonohemi, ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet”, u shpreh tutje Haziri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera