Lajme

Anëtarësimi në KiE, Kosova jashtë agjendës për mbledhjen e komitetit të Ministrave që mbahet javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 05 May 2025

Kosova nuk pritet të jetë në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës as në mbledhjen e komitetit të Ministrave që mbahet në mesin e muajit.

Në mbledhjen që do ta mbajë Komiteti i Ministrave me 13 dhe 14 maj, Kosova nuk figuron si pjesë e agjendës.

Një nga zërat që përfaqësoi Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KiE’’së, deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se nuk e sheh asnjë mundësi që Kosova të jetë në agjendë.

-Advertisement-

“Si një vend që për momentin jemi pa institucione, pa përfaqësim, si një vend që nuk kemi aleatë që flasin për ne, që lobojnë për shtetin e Kosovës, unë nuk shoh që të ketë asnjë hap pozitiv dhe nuk e shoh asnjë mundësi që Kosova të jetë në agjendë, në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Ministrave”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, një kthesë pozitive mund të vie vetëm nga një qeverisje e re.

“E kemi pas një qeveri e cila nuk ka qenë bashkëpunuese me aleatët tanë, e cila nuk i ka përmbushë premtimet të cilat i ka dhënë karshi aleatëve tanë dhe prandaj ne jemi një shtet që nuk ka asnjë përkrahje nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Kushtet kryesore për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ishin zbatimi i vendimit të Kushtetueses për kthimin e pronave të Manastritit të Deçanit dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera