OAK kërkon nga kryeministri ta shkarkoj kryeshefin e Agjencisë Pyjore
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 04 May 2020
Oda e Afarizmit të Kosovës është shumë e shqetësuar ndaj deklaratës së Ahmet Zejnullahu ndaj kërkesës së odes për lirim të qirasë për bizneset e këtij sektori, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë dhe ministri i Bujqësisë, të marrin në konsiderat edhe shkarkimin e tij nga kjo pozitë.
OAK nëpërmjet një komunikate thekson se si gjithmonë për informata dhe kërkesa të bizneseve iu drejtohet institucioneve, çoftë me email apo dhe kontaktim përmes telefonit në përkrahje të bizneseve.
“Ne kemi pranuar pyetje nga shumë biznese anëtare në lidhje me qiratë nga Agjencioni Pyjor të Kosovës lidhur me kompenzimin e qirasë prej 50% sipas pakos emergjente fiskale nga Ministria e Financave. Kërkesa e tyre kishte të bëjë me informatat se a përfshihet në ketë kompensim edhe qiraja nga Agjencioni Pyjor i Kosovës. Me këtë rast ne kemi kontaktuar zyrën e Agjencionit Pyjor të Kosovës të cilët na kanë lidhur direkt me kryeshefin e APK-së, Ahmet Zejnullahu. Përgjigja e Zejnullahu e shkurtë lidhur me pyetjen ka qenë se ai iu është drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesë për informata lidhur me përfshirjen e qirasë por ai ka deklaroj se “nuk po i jep prioritet këtij rasti meqenëse bizneset kanë shumë pare dhe se kjo qira nuk është diçka që iu kushton shumë që t’i paguajnë”. Për Oden e Afarizmit këto nuk janë deklarata të panjohura duke marrë parasysh se edhe në një takim të mëhershëm kishte deklaruar njejtë në kërkesën që të ndryshohen disa udhëzime administrative të cilat janë duke e dëmtuar rëndë sektorin e minierave, turizmin , gurëthyesit dhe blegtorisë. Ne në vazhdimësi kemi pranuar ankesa nga bizneset për sjelljen e Zejnullahu”, thuhet në komunikatë.
OAK kërkon nga kryeministri i Kosovës dhe ministri i Bujqësisë që të merren masa nga këtij zyrtari të papërgjegjshëm dhe arrogant, si dhe të merren me prioritet kërkesat e vazhdueshme të OAK për ndryshimin e udhëzimeve administrative dhe lirimin nga qeraja të bizneseve të këtyre sektorëve gjatë kësaj kohe pandemie.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...