Mjekët në Maltë kërcënojnë me grevë nëse nuk anulohen festivalet muzikore
Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 31 July 2020
Mjekët dhe infermierët maltezë kërcënuan sot se do të hyjnë në grevë për shkak se mbajtja e katër festivaleve të mëdha muzikore në ishullin e vogël mesdhetar mund të jetë një rrezik i madh për përhapjen e koronavirusit.
Ngjarjet, përfshirë Festivalin e Muzikës Elektronike BPM nga 11 deri në 13 shtator, pritet të tërheqin mijëra turistë të huaj në gusht dhe shtator.
Shoqata Mjekësore e Maltës (MAM) ka thënë se do të mbyllë të gjitha klinikat dhe do t’i këshillojë mjekët të shtyjnë të gjitha ndërhyrjet ambulatore në spitalet publike malteze, nëse qeveria nuk i shtyn festivalet.
Sindikata MUMN e infermierëve dhe mamive të hënën i dha një ultimatum qeverisë për të anuluar ngjarjet.
MUMN ka akuzuar kryeministrin Robert Abel për zgjedhjen e “sipërmarrësve të babëzitur” për jetën e njerëzve të cenueshëm.
Farmacistët gjithashtu kanë paralajmëruar grevë nëse festivalet nuk anulohen.
Malta lehtësoi kufizimet e vendosura nga koronavirusi midis qershorit dhe korrikut, dhe Abela tha se vendi ishte “i hapur për biznes”.
Sidoqoftë, numri i të infektuarve u rrit pasi vizitorët e festave, të cilat zgjatën gjithë fundjavën, u konfirmuan se kishin koronavirus.
Numri i rasteve aktive në vend u rrit nga 10 në 150 në vend të premten, dhe më shumë se gjysma e të infektuarve, 85 prej tyre, janë migrantë të shpëtuar në det nga Malta.
Ministri i Shëndetësisë Chris Fearne njoftoi kufizime të reja për ngjarjet me më shumë se 100 njerëz të enjten, por rregullat e reja nuk i pëlqyen kundërshtarët e festivalit.
Të tjera
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...