106 vjetori i vrasjes së Isa Boletinit
Autori: Gazeta inFokus
10:57 | 23 January 2022
Sot bëhen 106 vjet që nga vrasja e Isa Boletinit.
I lindur më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, patrioti shqiptar Isa Boletini u vra pabesisht nga malazezët në Podgoricë më 23 janar 1916, së bashku me djemtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë.
Isa Boletini, vitet e rinisë i kaloi në vendlindje. Në prill të vitit 1881, si 17-vjeçar, ai mori pjesë në betejën e Shlivovës, ku u ndeshën trupat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me ushtrinë osmane.
Edhe pse në vitin 1908 ishte në krahun e xhonturqve, kjo lidhje u prish shumë shpejt. Në nëntor të vitit 1908, Porta e Lartë dërgoi një ushtri prej 7 mijë ushtarësh për të nënshtruar Kosovën. Komandën antiosmane e kishte në dorë Isa Boletini. Gjatë tërheqjes, osmanët i dogjën kullën në shenjë hakmarrjeje. Më pastaj, Isa Boletini udhëhoqi kryengritjet e kosovarëve në Prishtinë e Prizren.
Ai ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së pranverës së vitit 1910. Isa Boletini ishte bërë i njohur edhe për atë që i kishte ndodhur në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojat kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Grej, ai ia kishte dalë që njërin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bërë shaka me Boletinin duke i thënë se “atë që se bëri ushtria osmane, e bëra unë”.
Në korrik të vitit 2011, mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës. Ato ia dorëzoi imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica i ruajti në një vend të fshehur.

T� tjera
-
Në ditëlindjen e parë, nipi i Jakup Krasniqit për vizitë në Prekazin e Adem Jasharit
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka bërë të...
-
Tiranë: Protestuesit mësyjnë me molotovë drejt efektivëve, bllokojnë rrugën pranë Piramidës, zmbrapset policia
Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë zhvendosur edhe në zonën pranë Pi...
-
Ali Ahmeti fton shqiptarët në Zvicër për festimin e 28 Nëntorit
Me rastin e Ditës së Flamurit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ftuar të gjit...
-
Maje bjeshke e në borë, Ramush Haradinaj sfidon një grup të rinjsh duke bërë “pompa”
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili njihet për aktivitetin dhe formën e...
-
28 Nëntori, PDK me homazhe te shtatorja e Isa Boletinit
Me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit, U.D. kryetarja e PDK-së, Vlora Ç...
-
Rama kujton Adem Jasharin në Ditën e Pavarësisë: Lindja e Komandantit Legjendar
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar në ditën e Pavarësisë së Shqiëprisë edhe lin...
-
Flamujt kuqezi mbulohen nga tymi. Tensione të forta para Kryeministrisë, protestuesit gurë e “breshëri” molotovësh, policia ujë dhe gaz lotsjellës, një i lënduar
Protesta e opozitës në Tiranë ka nisur me tensione, pasi qytetarët e mbledhur...
-
10 porositë e Besnik Tahirit për 28 Nëntorin: Liria është amanet, pavarësia përgjegjësi, bashkimi detyrë kombëtare
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, me rastin e 28 Nëntorit ka ndarë dhjetë p...
-
Mehmeti-Selimi kujton 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së: Rexha u bë zëri i shqiptarëve
Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ish-komandantit të Ush...
-
Ceremonia në Vlorën e flamurit, Kurti ndan pamje
Kryeministri Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 28 N...
-
Bekim Jashari për axhën Adem: Gëzuar ditëlindjen, o Flamurtar, o Kryekomandanti ynë
Bekim Jashari, nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, i ka uruar ditëlin...
-
MIT: Po pastrojmë borën dhe po trajtojmë me kripë segmentet ku ka ngrica
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se me uljen e te...




































