Sport

ZYRTARE: Virgil Van Dijk shpallet lojtari i vitit në Premier League

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 12 May 2019

Virgil van Dijk është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2018/2019 në Premierligë.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është zgjedhur lojtari më i mirë i këtij sezoni.

Reprezentuesi holandez po kompleton një sezon të jashtëzakonshëm në fanellën e Liverpoolit.

-Advertisement-

‘The Reds’ janë ende në luftë për titull në Premierligë, dhe gjithçka pritet të vendoset ditën e diel, me ndeshjet e xhiros së fundit që fillojnë nga ora 16:00.

Fitimi i këtij trofeu është diçka e rrallë në futbollin anglez, pasi hera e fundit që këtë e ka bërë një mbrojtës, ishte sezoni 2011/2012, kur Vicent Kompany i Manchester Cityt ishte zgjedhur më i miri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera