Sport

ZYRTARE: Van Dijk vendos se a do të luaj në Kampionatin Evropian

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 12 May 2021

Mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk, ka vendosur të mos luaj me Holandën në Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta inFokus.

Van Dijk nuk ka luajtur që nga tetori i vitit të kaluar pasi dëmtoi ligamentet.

29 vjeçari e ka bërë të ditur vet lajmin në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit.

-Advertisement-

“Siç thoni ju, shtatë muaj më parë u lëndova dhe ka qenë një rrugë shumë, shumë e gjatë. Unë duhej ta bëja çdo gjë hap pas hapi. Gjërat kanë shkuar mirë, unë nuk kam pasur asnjë pengesë të vërtetë, thjesht kam përparuar bukur. Ndihem mirë fizikisht, është vendimi i duhur që kam vendosur të mos shkoj në Euro dhe të shkoj në fazën time të fundit të rehabilitimit. Padyshim që unë jam shumë i zhgënjyer që nuk do të luajë në Evropian, pasi nuk do ta udhëheqë vendin tim atje, por gjërat kanë qenë ashtu si kanë dhe unë duhet ta pranoj këtë – ne të gjithë duhet ta pranojmë”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Kampionati Evropian nisë nga muaji qershor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera